Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykimi kundër biznesmenit Jordan Kamçev, i akuzuar për rastin “Parcelat në Vodno”, do të filloj më 16 korrik.

Sipas njoftimit të Gjykatës Penale-Shkup, aktakuza e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për lëndën të njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, është miratuar në tërësi.

Biznesmeni është ]në burgun e Shutkës për tre muaj. Më parë, ai ofroi garanci prej 1.7 milion euro për t’u mbrojtur në liri, por ajo u refuzua sepse, sipas Gjykatës së Apelit, ekziston ende rreziku i arratisjes.

Përveç Kamçevit, në këtë rast dyshohen edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kumbari i tij Risto Novaçevski, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, nëna e Kamçevit Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviç.

Advertisement

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy