Gostivar, një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tragjik. Një person i moshuar i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm.

Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjëve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa.

Ka qenë kundërmimi i kufomës që ka ndjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë denoncuar rastin në polici.

Prokurori Publik ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes bashkërisht me policinë.

Advertisement

Gostivar, një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy