Greqia sonte vendosë për hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte do të dihet nëse nga nesër do të hapen kufijtë e Greqisë që janë të mbyllur tashmë një vit për shtetasit e vendeve të treta, përfshirë shtetasit e Maqedonisë.

Plani i qeverisë greke për hapjen e sigurt të turizmit, si dhe fushata e Organizatës Kombëtare të Turizmit Grek, do të dalin sonte në një konferencë shtypi në Athinë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se kishte marrë njoftime nga Greqia se nga 14 maji, pra nga dita e diel kufijtë do të hapen, dhe për hyrje do të nevojitet ose certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Vendkalimi më i shpeshtë kufitar Bogorodicë është gati para hapjes pas një pauze prej një viti e dy muaj.

Greqia sonte vendosë për hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy