Grkovska-Nephew: SHBA vazhdon mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për të parandaluar korrupsionin, duke përfshirë përgjegjësinë për ata që dëmtojnë të ardhmen e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, në kuadër të Konferencës së shteteve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, realizoi një takim me koordinatorin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për parandalimin global të korrupsioni, Richard Nephew.

Grkovska e falënderoi koordinatorin Nephew për mbështetjen që SHBA-ja i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në drejtim të zbatimit të politikave për qeverisje të mirë, reformave në gjyqësor, si dhe forcimit të kapaciteteve të autoriteteve gjyqësore.

“Ajo e informoi Nephew se me iniciativën e saj ka filluar një procedurë për ndryshimin e Ligjit për masat kufizuese, ku do të përfshihen aktet juridike të SHBA-së, pas së cilës institucionet e RMV-së do të kenë mundësi të ndërmarrin masa efektive pas publikimit të emrave konkretë nga lista e sanksioneve të SHBA-së, për të cilën grupi i punës që ajo drejton do të mblidhet javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Grkovski, theksojnë nga atje, njoftoi se është duke u përgatitur edhe një zgjidhje tjetër ligjore, e cila gjithashtu do të lidhet me listën e sanksioneve të SHBA-së dhe e cila do të parashikojë një lloj tjetër të sanksioneve specifike.

Advertisement

Koordinatori Nephew përshëndeti përpjekjet e Grkovskas për krijimin e mekanizmave efikasë në trajtimin e korrupsionit. Ai dërgoi mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë edhe masat që mundësojnë përgjegjësi për ata që dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e vendit./Telegrafi/

Grkovska-Nephew: SHBA vazhdon mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për të parandaluar korrupsionin, duke përfshirë përgjegjësinë për ata që dëmtojnë të ardhmen e vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy