Grubi: Prej nesër qytetarët tanë do të mund të shkojnë në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri i parë, Artan Gurbi, sot deklaroi se nga nesër do të mund të udhëtohet në shtetet fqinje pa pasur nevojë të tregohet testi PCR.

“Prej nesër qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”, deklaroi Artan Grubi.

Grubi gjithashtu theksoi se deputeti Ismail Jahoski, i cili është infektuar me coronavirus, ndjehet mirë duke shtuar se asnjë nga koleget deputetë nuk kanë simptoma të coronavirusit.

Grubi: Prej nesër qytetarët tanë do të mund të shkojnë në Kosovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy