Grubi – Terlecki: Të shfrytëzohet momenti për BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë procesin e integrimit dhe ndryshimet kushtetuese për të vazhduar negociatat për anëtarësim në BE, tha sot nënkryetari i Parlamentit, Rishard Terlecki në takimin me zv. kryeministrin Artan Grubi.

Siç kumtoi kabineti i Grubit, bashkëpunimi mes dy vendeve, procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe rruga e integrimit europian, ishin pjesë e bisedës në takimin me delegacionin polak.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve tona është i shkëlqyer dhe ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh.

Grubi vlerësoi përkrahjen e Polonisë që i jep vendit në rrugën e integrimit, ndërsa Terlecki riafirmoi mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Advertisement

The post Grubi – Terlecki: Të shfrytëzohet momenti për BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy