Gurevski kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski shprehu ngushëllime për tragjedinë në Tetovë ku 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

“Shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në tragjedinë e mbrëmshme në Kovid Qendrën në Tetovë. Humbja e familjarëve më të afërm është e pazëvendësueshme dhe nuk ka mjaftueshëm fjalë për ngushëllime”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, trishtimi është më i madh kur mendohet për rrethanat se si më të afërmit e tyre humbën jetën pikërisht në vendin ku është dashur të shpëtojnë.

“Tragjedia e vërtetë është se ata njerëz me vite kanë ndarë një pjesë të fitimeve të tyre për sigurim shëndetësor dhe për gjithçka që do të thotë siguri të jetës së tyre kur ka momente të vështira dhe për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjshmërisë së dikujt u dogjën”, shkruan Gruevski.

Advertisement

Ai kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Tetovë./Telegrafi/

Gurevski kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy