Historianët maqedonas dhe bullgarë takohen përsëri pas gati një viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Historianët maqedonas dhe bullgarë do të takohen përsëri sot pas një pushimi prej gati një viti për të vazhduar dialogun, i cili po zhvillohet në kuadër të Komisionit Bilateral Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Takimi i dhjetë i Komisionit, i cili u krijua për të gjetur një gjuhë të përbashkët për kapërcimin e dallimeve midis dy vendeve në lidhje me ngjarje të caktuara historike, po mbahet në një atmosferë të tensionuar, pasi Sofja vendosi një kusht të ri para Shkupit në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Bullgaria së fundmi paraqiti një memorandum sqarues për vendet anëtare të BE, duke mohuar gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas, ndër të tjera, pozicionet e forta të Bullgarisë u konfirmuan edhe në një takim javën e kaluar në Sofje midis ministrave të jashtëm të të dy vendeve, Bujar Osmanit dhe Ekaterina Zaharievës.

Kreu shtetëror maqedonase vazhdimisht thekson se gjuha dhe kombësia, përkatësisht çështjet e identitetit janë diçka që nuk duhet të kontestohet në shekullin e 21-të, por gjithsesi pala bullgare nuk lëshon pe lidhur me tezat e saj për origjinën e gjuhës në vendin fqinj, por edhe origjinën e kombit, i cili në memorandumin shpjegues, ndër të tjera, thuhet se është krijim i Titos.

Advertisement

Historianët maqedonas dhe bullgarë takohen përsëri pas gati një viti shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy