“Është e nevojshme të gjendet zgjidhje për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila do të jetë e mirë për të dyja vendet”. Këtë e tha sot ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein. Ajo theksoi se Franca, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian, aktualisht ka një rol udhëheqës në BE.

“Ne të gjithë pajtohemi se duhet të ndihmojmë për të gjetur një mënyrë dhe një zgjidhje që do të jetë e mirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, tha Holstein në përgjigjen nëse Gjermania ka ndonjë plan për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Holstein, e cili sot së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski vizitoi kompaninë gjermane të automobilave “Markart” në fshatin Dolno Kalaslari në Veles, po ashtu theksoi se politika e zgjerimit të BE-së sot më shumë se kurrë është politikë e sigurisë.

“Ky fakt duhet të nënkuptojë përgjegjësi për të gjithë në momentet kur duhet të merren vendime”, tha Holstein.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa, kryeministri Kovaçevski, i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se qëndrimi i liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski është i saktë, se partia nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të, përveç nëse ka garancë nga Sofja se nuk do të ketë kushte të reja, ai tha se deklarata është pothuajse identike me të tij./Telegrafi/

The post Holstein: Të gjendet zgjidhje që është e pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen appeared first on Telegrafi.