Hoxha: Lëvizja Besa nuk do të bëjë koalicion me partitë maqedonase para zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Lëvizja Besa nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me partitë maqedonase”. Kështu thotë zv.kryetari i kësaj partie Arijanit Hoxha. Ai në një postim në Facebook, ka komentuar deklaratat e Hristijan Mickoskit, ndërsa thekson se koalicion me partitë maqedonase do të ketë pas zgjedhjeve, edhe atë me marrëveshje partneriteti për të udhëhequr shtetin konform realitetit shoqëror.

Lëvizja BESA gjatë veprimit të vet politik ka dëshmuar largpamësi politike duke dhënë shans për koalicione parazgjedhore por epilogu i atij koalicioni përfundoi duke mos lexuar drejt dhe sakt synimin e Lëvizjes BESA, prandaj në të ardhmen nuk do lejojmë që vizioni i Lëvizjes BESA të përdoret si shpëtim i partive maqedonase por do vazhdojmë që vizionin për të ardhmen e këtij shteti ta ndërtojmë duke bashkëvepruar me gjithë faktorin politik shqiptar që do të sjellë ndryshimin brenda spektrit politik shqiptar, duke e dërguar BDI-në në opozitë”.

“Partner i koalicionit qeverisës të Lëvizjes BESA nga pala maqedonase do jetë ajo parti që do pranojë që shtetin ta ndërtojmë mbi parimin e partneritetit të plotë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, me shanse të barabarta, të orientuar drejt integrimit në BE dhe me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, tha se partia e tij është për zgjedhje të parakohshme, por jo në situatën aktuale./Telegrafi/

Advertisement

Hoxha: Lëvizja Besa nuk do të bëjë koalicion me partitë maqedonase para zgjedhjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy