Humb jetën aksidentalisht një punëtorë në TEC Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një punëtor 60-vjeçar në minierën Suvodol në TEC Manastir mbrëmë ka ndërrua jetë, njoftojnë nga TEC Manastir.

Sipas informacionit në të cilin nuk ka shumë detaje, bëhet fjalë për një aksident gjatë punës me një makinë ndërtimi.

“Me keqëardhje njoftojmë se mbrëmë në një aksident në minierën Suvodol në TEC Manastir, ndërsa po punonte me një makinë ndërtimi, një punëtor V.K. humbi jetën.

Në kohën e aksidentit, punonjësi ishte i angazhuar në kryerjen e aktiviteteve të rregullta të punës. Shërbimet profesionale të TEC Manastir dhe autoriteteve kompetente janë në terren për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Trupi do të dorëzohet për autopsi, pas së cilës do të dihen arsyet e vdekjes së punëtorit”, thuhet në njoftimin e TEC Manastir./Telegrafi/

Advertisement

Humb jetën aksidentalisht një punëtorë në TEC Manastir shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy