Humb jetën një 22-vjeçar në Strumicë, vritet me thikë pas përleshjes mes dy familjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 22-vjeçar mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën pas një përleshje mes dy familjeve në Strumicë. Ngjarja ka ndodhur në të ashtuquajturën Lagja turke në rrugën “Betoveni”.

Nga përleshja është janë plagosur edhe dy gra dhe një 16-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, e cila shtoi se 22-vjeçari ishte sjellë në spital pa shenja jete dhe i therur, ndërsa personat tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova, ndërsa më tepër informacione pritet të jepen gjatë ditës së sotme.

Advertisement

The post Humb jetën një 22-vjeçar në Strumicë, vritet me thikë pas përleshjes mes dy familjeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy