Humbin jetën dy pacientë në Covid-qendrën në Shtip

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e Spitalit Klinik të Shtipit, Marina Shumanska tha se dy burra të moshës 35 dhe 38 vjet kanë humbur jetën nga coroanvirusi.

Gjatë ditës pritet që kryesia të informojë se në çfarë gjendje ishin sjellë pacientët në spital, dhe se cilat komplikime nga coronavirusi shkaktuan vdekjen e tyre.

Ndryshe, Covid-qendra e Shtipit disa ditë vazhdimisht po mbushet me pacientë nga rajoni lindor i vendit.

Në Repartin Infektiv janë hospitalizuar 54 pacientë, prej të cilëve 48 janë në mbështetje oksigjeni, ndërsa në Repartin e Dermatologjisë po mjekohen nëntë pacientë. Në Covid-qendrën e Shtipit ka gjashtë shtretër të lirë spitalor./Telegrafi/

Advertisement

Humbin jetën dy pacientë në Covid-qendrën në Shtip shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy