Hynë në vetizolim 61 persona në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga SPB-Tetovë informojnë se dje 32 persona nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (13-14-korrik), për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ndaj 32 personave janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje për mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësisht për mosmbajtje të maskave mbrojtëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Poashtu gjatë kësaj periudhe nga inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë janë përgatitur vendime për izolim për 61-persona, kurse janë kontrolluar 774 persona me vendime të tilla./Telegrafi/

Hynë në vetizolim 61 persona në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy