I rritet dënimi shoferit që e shkeli për vdekje 24-vjeçaren në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I rritet dënimi shoferit që e shkeli për vdekje 24-vjeçaren në Shkup

Gjykata e Apelit në Shkup ia ka shtuar dënimin Jordan Gjorgiev, i cili me automjetin e tij e shtypi për vdekje Viktorija Nikollovën në vendkalimin për këmbësorë në kryqëzimin afër “City Mall”.

Dënimi iu shtua me një vit, pas dënimit fillestar prej tre vitesh burg. Paraprakisht, dënimi ishte shqiptuar vetëm pas një seance gjyqësore, pasi i akuzuari Gjorgiev e pranoi fajësinë. Shoferi mbetet në burgun e Shutkës.


Tre vjet burg për shoferin që e shkeli për vdekje 24-vjeçaren në Shkup

Advertisement

Më 20 janar, në kryqëzimin pranë “City Mall”, Gjorgjiev ka goditur dy këmbësorë të cilët po kalonin rrugën, me shpejtësi prej 67.3 km/h, që është 17.3 km/h më shumë se maksimumi i lejuar.

Në aksident humbi jetën 24-vjeçarja Viktoria, ndërsa i lënduar mbeti i dashuri i saj Leonid Daov./Telegrafi/

I rritet dënimi shoferit që e shkeli për vdekje 24-vjeçaren në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy