Ibrahimi: Deri në fund të korrikut do të kemi 2500 punësime dhe avancime të shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi njofton se deri në fund të korrikut do të ketë 2500 punësime dhe avancime të reja.

“Vazhduan të thonë se ka diskriminim ekonomik te shqiptarët, por kur qeveria vendosi që çdo vit mbi 80 milionë euro të ndajë për komunat shqiptare (disa projekte tashmë po realizohen), mbi 34 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”, 12% rritje të rrogave, 5000 denarë rritje të pensioneve etj., edhe për këtë heshtën.

Kur nuk kanë më temë tjetër, këto ditë e kanë çështje se “po punësohen maqedonasit dhe jo shqiptarët”. Edhe kjo u zgjat disa ditë. Deri në fund të korrikut do të kemi 2500 punësime dhe avancime të shqiptarëve”, shkruan Ibrahimi.

Ibrahimi si suksese të VLEN-it përmendi edhe ndërtimin e shkollës në Çashkë, ndërtimin e Korridorit 8 dhe “On Stop Shop” me Kosovën.

Advertisement

“Së pari akuzonin se nuk bëhet shkolla në Çashkë (si në kohë të tyre) dhe kur ajo u bë, ata heshtin dhe nuk e përmendin më.

Pastaj thoshin se do ndalet Kooridori 8 dhe ai kur ai po vazhdon me dinamikë të përshpejtuar, ata nuk e përmendin më.
Më tej thoshin se do të anulohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe (të cilën ata e kanë bërë gjuhë të përkthyer) dhe kur as kësaj teme nuk i vjen më rendi, edhe këtë temë e harruan.

Pastaj ngriheshin e binin në gjumë duke nxjerrë foto nga kolonat në Bllacë dhe kur u bënë pikat kufitare “One Stop Shop” në Jazhincë e në Bllacë, edhe ato pamje i hoqën nga profilet e tyre”, shton Ibrahimi./Telegrafi/

Advertisement

The post Ibrahimi: Deri në fund të korrikut do të kemi 2500 punësime dhe avancime të shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy