Ilir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat

Zëvendësministri i Shëndetësisë, mjeku Ilir Hasani në ‘Facebook’ bëri thirrje që të respektohen masat kundër përhapjes së coronavirusit.

“E di se do të më urreni, e di se do të më shani, e di se qindra të thëna e të pa thëna do t;i thoni për mua. Po ashtu e di se një pjesë e juaj nuk e besoni, një pjesë e dini por nuk doni ta besoni, ndërsa ju të tjerët e shihni larg vetes tuaj. Vëllezër, motra, miq, dhe gjithë ju të dashurit e mi, COVID 19 është realitet i tmerrshëm, armik i pabesë, një hije që vjen pa gjurmë, e na len plot dhimbje. Na mer prindër, motra, vëllezër, por na merr edhe bijë e bija”, shkruan Hasani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sërish numër i madh me raste të rea, mbi 10 mijë raste aktive në Maqedoni

Advertisement

Hasani thotë se zjarri djeg aty ku bie dhe se dhimbja përvëlon vetëm ato zemra që prek.

“Të dashur, kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat! Mbroni veten, mbroni prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët. Mbrohuni”, shkruan Hasani duke ngushëlluar familjen Mamuti nga Likova e Kumanovës./Telegrafi/

Advertisement

https://www.facebook.com/Ilir.H.Hasani/posts/3450951511648517

 

 

Ilir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy