Mjekët dhuruan gjak për pacientët, iniciativë e doktorit Ilir Hasani dhe kolegëve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në Shkup, Ilir Hasani, bashkë me udhëheqësit e Institutit për transfuziologji ka organizuar aksion për dhurimin e gjakut për pacientët nga ana e mjekëve. Aksioni ka për qëllime dhe nxitjen e udhëheqësve të institucioneve tjera në Maqedoninë e veriut, të ndërmarrin aksione të ngjashme, sepse pa marë parasysh epideminë, pacientët kanë nevojë të pranojnë gjak. Këtij aksioni i janë bashkangjitur rreth 50 mjekë nga klinika në fjalë.

“Në bashkëpunim me Instiutin e transfuziologjisë, respektivisht me drejtorin e institutit dhe shefin e sektorit për transfuzion, e ndërmorëm një aktivitet që është mjaft serioz dhe mjaft i madh, së bashku me të gjithë të punësuarit në Klinikën tonë, që numëron mbi 500 të punësuar, që të dëshmojmë se transfuzioni i gjakut është një procedurë e cila është e domosdoshme, pa marë parasysh situatave në të cilat gjendemi.

Pa marrë parasysh se jemi në kohën e Kovidit, pacientët kanë nevojë të pranojnë gjak, kurse transfuzioni i gjakut është një aktivitet që duhet të rrjedhë në mënyrë permanente edhe në kushte të jashtëzakonshme, apo kushte shumë të rënda.

Aksioni është organizuar nga të dy institucionet, 40 deri 50 të punësuar kanë shfaqur dëshirë dhe kanë dhënë gjak ditën e sotme. Dua të shfaq një motivim dhe tu preferoj të gjithë drejtorëve jo vetëm të institucioneve shëndetësore, por edhe të institucioneve tjera në Maqedoni, që të promovojnë dhe të fillojnë aksione të tilla, sepse gjaku në çdo kohë është i domosdoshëm dhe ne nuk duhet të ndalemi asnjëherë duke dhuruar gjak”, deklaroi Ilir Hasani, drejtori i Klinikës së Emergjencës në Shkup.

Advertisement

Aksioni për dhurimin e gjakut vjen në kohën kur nevoja për sasi të reja pritet të rritet pas festës së Bajramit, kur paralajmërohet që të fillojë puna e klinikave me kapacitet gati të plotë, pas uljes disamujore të kapacitetit për shkak të epidemisë. Do të kthehen edhe operacionet e prolonguara.

“Është me rëndësi pacientët t’i respektojnë terminet që të mos shkaktohen rrëmuja, madje vlerësohej të bëhen edhe të ashtuquajtura ambulanca-kontejnerë, siç po i bën pediatria, diçka njësoj të bëjmë edhe në kirurgji, pikërisht për shkak të korridoreve të ngushta në klinikat kirurgjike, të cila para koronës ishin përplot me pacientë.
Jemi duke menduar për sigurinë e punonjësve shëndetësorë, por edhe për sigurinë e pacientëve kur janë në klinikë.
Poashtu është biseduar se si të plotësohen dhomat spitalore por në mënyrë që mes pacientëve të ketë dy metra distancë. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë do të duhet të funksionojnë me kapacitete më të vogla. Sa i përket Klinikës sonë, ne nuk kemi kushte të tilla, po shqyrtohen opsione tjera. Do të punojmë gjatë kësaj jave në drejtim që pas fetsave të fillojmë të kthehemi në një normalitet”, deklaroi Maja Mosjovska, udhëheqëse në Klinikën për Anestezion Reanimim dhe Shërim Intensiv.

Edhe pas festës së Bajramit dhe hapjes së kapaciteteve të plota, në të gjitha klinikat do të mbeten në fuqi masat preventive. Para derës së çdo klinike do të matet temperaturave e personave që hyjnë dhe dalin, si dhe do të mbahet rend që shumë persona të mos gjenden njëkohësisht brenda klinikës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy