Infektimi i Mijallkovit si shkak për anulimin e seancës për “parcelat në Vodno”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca për gjykimin e Sasho Mijallkovit për lëndën “parcelat në Vodno” është anuluar pasi Sasho Mijallkov, si i paditur, është i infektuar me COVID-19 dhe për këtë trupi gjykues ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi i njejti është në izolim dhe nuk mund të paraqitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Kiril Bozhinovski ndërsa më 24 janar është caktuar seanca e re.

Mijallkov para dy javësh u lirua me kusht të pasurisë së patundshme si dëshmi se nuk do ta lëshojë vendin dhe për këtë pati reaksione të shumta në publik. /Telegrafi/

 

Advertisement

Infektimi i Mijallkovit si shkak për anulimin e seancës për “parcelat në Vodno” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy