Shkup: Shtyhet seanca për rastin “Parcelat në Vodno”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përkthim të provave në rastin e Prokurorisë publike të dorëzuara në gjuhën angleze, në gjuhën maqedonase si dhe angazhimit të avokatit në lëndën “TNT”, gjykimi i sotëm për “Parcelat në Vodno” është anuluar.

Kështu kanë bërë të ditur nga Gjykata Penale në Shkup.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës për rastin “Parcelat në Vodno”, Gruevski është akuzuar për veprat “pastrim parash dhe për përfitim të jashtëligjshëm dhe fshehje të pronës”. Kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, akuzohet për “ndihmë gjatë veprës penale pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga veprat ndëshkuese”.

Advertisement

Shkup: Shtyhet seanca për rastin “Parcelat në Vodno” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy