Infermierja nga Shkupi akuzohet për korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Publik i PTHP-Shkup ngriti aktakuzë kundër një personi për veprën penale “pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Sipas njoftimit, e akuzuara 54 vjeçe, në periudhën nga 23 deri 28.09.2020, si infermiere nga djali i pacientes ka kërkuar 300 euro si dhuratë për mjekët për ta kryer operacionin, ndërsa dhuratën e ka kërkuar me mesazh.

“Pasi janë dhënë 300 euro, ajo ka mbajtur 150 euro për vete, ndërsa 150 euro të tjera, ëmbëlsirën dhe pijet për dy mjekët, pa u treguar se çfarë u jep. Kur mjekët kanë parë çfarë ka në qese ata kanë denoncuar rastin në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Asaj i është shqiptuar masa që të mos lëshojë vendbanimin./Telegrafi/

Advertisement

Infermierja nga Shkupi akuzohet për korrupsion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy