Inflacioni në Maqedoninë e Veriut rritet për 0.7%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në RMV në muajin prill inflacioni ka shënuar rritje për 0.7%, ndërsa rritje të çmimeve ka pasur në shërbimet hotelerike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në muajin prill 2024, krahasuar me marsin 2024, janë rritur për 2.5%,.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin e qëndrimit gjatë natës me 13.5%.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në prill 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur me 5.9%.

Advertisement

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 6.2%, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur me 1.3%.

“Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në muajin prill krahasuar me muajin mars ishte 0,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 1,1 për qind”, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja e inflacionit në prill 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: transport me 2.8%, komunikime me 1.6%, ushqime dhe pije joalkoolike, veshmbathje dhe këpucë me 0.9%, rekreacioni dhe kultura, restorantet dhe hotelet me 0,6%, mallrat dhe shërbimet e ndryshme me 0,4% dhe shëndeti me 0,2%.

Në prill 2024, krahasuar me mars 2024, ulje të kostos së jetesës është vërejtur në grupet: mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake me 0.5% dhe banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 0.2%./Telegrafi/

Advertisement

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut rritet për 0.7% shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy