Interesim i madh për vaksinim në Dibër, sot morëm dërgesë të re prej 500 vaksinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është paraqitur interesim и madh për imunizim kundër Kovid-19 mes banorëve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, të cilët paraprakisht nuk kishin caktuar termin, konfirmoi për AIM-n, Baki Alili, drejtor I spitalit të përgjithshëm të Dibrës me veprimtari të zgjeruar.

“Në spitalin modular, që ndodhet në qarkun e spitalit tonë, ku po bëhet vaksinimi, që nga orët e mëngjesit filluan të vijnë për vaksina persona të cilët paraprakisht nuk ishin paraqitur në aplikacionin vakcinacija.mk, përkatësisht janë pa termin të caktuar. Kemi mjaft sasi sepse sot morëm edhe 500 doza. Paralelisht me vaksinimin me Sinovak, po zhvillohet rivaksinimi me Astra Zeneka, ndërkaq bëhet fjalë për 80 persona”, thotë Alili.

Shton se sot filloi vaksinimi në terren dhe atë në vendbanimet Novak, Dollgash, Pralenik, Koxhaxhik, Elevci dhe Breshtan në rajonin Zhupë e Epërme, ndërsa nesër vazhdon në fshatin më të madh të Dibrës, Mogorçe.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë përfshirje sa më të madhe me vaksinim, sepse kjo është mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga armiku I padukshëm. U bëj thirrje të gjithë atyre të cilët akoma kanë hamendje, të vijnë dhe të vaksinohen”, theksoi Alili.

Advertisement

Në dy komunat deri më tani, në spitalin në Dibër dhe pikat vaksinuese në Shkup dhe Ohër janë imunizuar rreth 4.000 qytetarë nga të dy komunat.

Interesim i madh për vaksinim në Dibër, sot morëm dërgesë të re prej 500 vaksinave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy