Interpelanca ndaj Afrim Gashit sot para deputetëve në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi duhet të shqyrtohet në seancën e sotme plenare. Interpelancën e ka dorëzuar grupi parlamentar i partisë “E Majta” dhe sipas njoftimeve mbështetje do të japë LSDM-ja opozitare, ndërsa OBRM-PDUKM dhe partneri i koalicionit “VLEN” nuk do të japin mbështetje.

Interpelanca për kryeparlamentarit nuk do të mbështetet as nga deputetët e ASh-së së Ziadin Selës, pjese e FE. Thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur nga puna e Gashit, megjithatë argumentet e “Të Majtë” sipas tyre janë të pabaza.

“Apasievat dhe të ngjajshmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shnëdrrojë në normë morale pabesinë dhe tradhëtinë duke i dalë në mbrojtje të njëjtës. Afrim Gashi me klikën e tij është personifikim i pabesisë dhe dëshirës për pushtet, duke shkelur mbi gjithçka, edhe mbi verdiktin e shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre. Të tillët si Gashi, Kasami, Mexhiti dhe vlera e shtuar e kësaj pabesie, Taravari, tek ne do të gjejnë vetëm përbuzje dhe injorim”, thonë nga ASH e Ziadin Selës.

Sipas pozicioneve aktuale të deputetëve, nuk ka gjasa që ajo të miratohet megjithatë partitë që e mbështesin atë, thonë se do t’i elaborojnë argumentet në seancë.

Advertisement

The post Interpelanca ndaj Afrim Gashit sot para deputetëve në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy