Investitorët gjermanë kërkojnë sqarime për “të dielën ditë jopune” në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Investitorët gjermanë në vend kanë paraqitur kërkesë, në Projektligjin që do ta shpallë të dielën ditë jopune, për të nxjerrë akt shtesë për rregullimin e saktë të një zgjidhjeje të tillë.

Ky akt, siç informoi drejtori i Delegacionit të investitorëve gjermanë, Patrick Martens, do të mbrojë pozitën e prodhuesve maqedonas në lidhje me zinxhirët e furnizimit global.

“Të enjten kam pasur një takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Biseduam për projektligjin e ri që do ta shpallë të dielën ditë jopune. Së bashku me investitorët gjermanë në vend, ne kemi paraqitur një kërkesë në ligj për nxjerrjen e një dekreti që do të rregullojë saktësisht ligjin. Ky dekret do të mbrojë pozitën e prodhuesve nga Maqedonia e Veriut në lidhje me zinxhirët e furnizimit global.

E informova ministren se çfarë do të thotë stagnimi në prodhim për industrinë e automobilave në lidhje me zinxhirët e furnizimit global dhe konkurrencën e tregut në raport me vendet me të cilat Maqedonia e Veriut konkurron në tërheqjen e investitorëve të huaj”, tha Martens.

Advertisement

Ai të hënën ka pasur një takim pune me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, në të cilin, siç thekson, ka marrë pjesë edhe zv. ambasadori gjerman Otto Graf, dhe tema e bisedimeve ka qenë mbrojtja e investitorëve./Telegrafi/

Investitorët gjermanë kërkojnë sqarime për “të dielën ditë jopune” në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy