Investitorët në Maqedoni të pakënaqur me klimën e biznesit, 30% e tyre do të largoheshin për shkak të korrupsionit, infrastrukturës dhe administratës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pothuajse një e treta e investitorëve të huaj, ose 30% e kompanive, do ta zhvendosnin biznesin e tyre nga Maqedonia në një vend tjetër. Krimi dhe korrupsioni, administrata publike joefikase dhe një sistem jofunksional one-stop shop janë pengesat më të mëdha për të punuar në vend. Anketa e bërë nga Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoni për klimën e biznesit në vend, tregon se investitorët kanë problem me pasigurinë juridike, jostabilitetin politik dhe infrastrukturën.

Rezultatet e anketës, e cila realizohet çdo vit, tregojnë një trend në rënie të kompanive që do të riinvestonin në Maqedoni, ndërsa përqindja e atyre që do të zhvendosnin biznesin e tyre në një shtet tjetër është në rritje.

Investitorët janë më të kënaqur me produktivitetin e punonjësve, por përballen me mungesë të stafit profesional. Epo, problemin e zgjidhin duke organizuar vetë trajnime për punonjësit e rinj.

Rëndësi të veçantë për investitorët gjermanë ka harmonizimi i legjislacionit me atë evropian, veçanërisht doganat. Ndryshe, shkëmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë i kalon 4.7 miliardë euro, ndërsa eksporti është tre herë më i madh se importi. Në Maqedoni janë rreth 200 kompani me kapital gjerman, të cilat punësojnë rreth 20 mijë persona.

Advertisement

Investitorët në Maqedoni të pakënaqur me klimën e biznesit, 30% e tyre do të largoheshin për shkak të korrupsionit, infrastrukturës dhe administratës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy