ISHP-Maqedoni: Mosha e të infektuarve të rinj me COVID-19, nga 30 deri më 39 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 1627 testime të bëra, në 24 orët e fundit, 139 kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifrorë të të infektuarve ka regjistruar Shkupi – 30 raste, Kumanova- 20 raste, Gostivari – 19 raste, Shtipi -15 raste.

Rastet e reja: Shkup – 30 raste, Kumanovë- 20 raste, Gostivar – 19 raste, Shtip-15 raste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, 239 persona kanë fituar betejën me virusin korona, 123 prej tyre janë në Shkup.
Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit një 66 vjeçar nga Ohri ka humbur jetën për shkak të virusit COVID-19. Duke përfshirë rastin e sotëm, numri i viktimave arriti në 530, i të shëruarve 8487, ndërsa i të infektuarve 12217. Nga këto shifra 3200 janë raste aktive.

Raporti javor i publikuar sot nga Instituti për Shëndet Publik, tregon se ka rritje të numrit të personave më të rinjtë në moshë të infektuar nga ky virus.

Advertisement

Instituti për Shëndet Publik
“ 25,9% e të infektuarve me virus korona gjatë periudhë 3 deri 9 gusht janë persona të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa numër i lartë i të infektuarve është regjistruar edhe tek personat e moshës nga 30 deri 39 vjeç, respektivisht 18,4%. Nga 40-49 vjeç 17,9%

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik sa u përket simptomave të raportuara te pacientët, më të shpeshta anë ethet (64.0%), plogështia (41.1%), kolla (40.2%). ), dhimbje të fytit (14.8%), dhimbje koke (14.5%), gulçim (11.3%) dhe humbje e aromës dhe / ose shijes (10.1%) )./Alsat/

ISHP-Maqedoni: Mosha e të infektuarve të rinj me COVID-19, nga 30 deri më 39 vjeç shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy