Ivanov: Propozimi francez plotëson të gjitha kërkesat bullgare, Maqedonia ka ende punë për të bërë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Politikani bullgar Hristo Ivanov, i cili është dhe bashkëkryetar i partisë në pushtet “Bullgaria Demokratike” DB, ka folur në një intervistë televizive për propozimin francez.

Sipas tij, propozimi përfshinë të gjitha kërkesat bullgare ndaj duhet shqyrtuar dhe miratuar.

“Propozimi francez për Republikën e Maqedoninë së Veriut është jashtëzakonisht i mirë sepse ai adreson të gjitha pritjet e Bullgarisë. Propozimi është jashtëzakonisht i mirë për Bullgarinë. Do të ishte tradhti kombëtare nëse nuk e shqyrtojmë propozimin për shkak të skandaleve të brendshme politike”, tha Ivanov.

Sipas tij, propozimi zgjidh dhe përmbush të gjitha pritshmëritë e tyre.

Advertisement

“Kështu, për temën më të rëndësishme, ndryshimin e Kushtetutës, Maqedonia e Veriut duhet të angazhohet para Bashkimit Evropian që ta ndryshojë atë dhe t’i regjistrojë bullgarët si një nga kombet që e kanë ndërtuar vendin dhe nëse nuk e bën, nuk ka negociata”, tha ai.

Sipas Ivanovit, dokumentet përdorin termat “minoritete” dhe “komunitete”.

Ai e cilësoi tezën e Sllavi Trifonovit si “papërgjegjësi absolute kombëtare”.

Ai kujtoi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare me Presidentin Rumen Radev ranë dakord se Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet.

Advertisement

Për Slavi Trifonov nga partia Ka një popull i tillë (ITN) largimi i të cilit nga koalicioni qeverisës e zhyti Bullgarinë në një krizë politike, Ivanov thotë se ai po përpiqet të përdorë temën e Maqedonisë së Veriut për të siguruar një alibi për disa nga veprimet e tij të brendshme politike dhe thotë se është e papërgjegjshme.

Kreu i ITN-së, nga ana tjetër, dje kritikoi propozimin francez me vërejtje se përmendet një “minoritet”, dhe ai mendon se në “Maqedoninë e Veriut nuk ka pakicë bullgare, por ka bullgarë”.

Ka pasur edhe vërejtje se pse në propozim është përdorur termi “gjuha maqedonase” sepse sipas tij nuk ka një gjë të tillë.

Ivanov: Propozimi francez plotëson të gjitha kërkesat bullgare, Maqedonia ka ende punë për të bërë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy