Izet Mexhiti: BDI-ja është kundër heqjes së 20% në këtë periudhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Tani edhe nuk ka dallim nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo të rregullta”, kështu vlerësoi Izet Mexhiti nga Lëvizja e re politike në një paraqitje në TV21.

Ai tha se për momentin me rëndësi është miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe se si Lëvizje insistojnë në heqjen e 20% që i destinohet gjuhës shqipe.

“Ne kemi dalë me iniciativë që të hiqet 20% por se nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në BE. Siç i kuptojmë maqedonasit për ndjenjat e tyre kombëtare, ashtu edhe ne presim që të hiqet 20%, sepse edhe ashtu ka pasur zëra edhe nga president. Këto kërkesa nuk janë përfillur as në Komision, por edhe vetë BDI është kundër heqjes së 20% në këtë periudhë”, tha Mexhiti.

Izet Mexhiti: BDI-ja është kundër heqjes së 20% në këtë periudhë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy