Janë arrestuar 48 persona, trafikuan emigrantë duke u premtuar jetë më të mirë në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunime njësinë për luftimin e kontrabandës me migrantë dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe në bashkëpunim edhe me Byronë Hetuese të Ministrisë së Drejtësisë së Tajvanit ndërprenë një kanal ndërkombëtar të trafikimit të njerëzve.

Përmes EUROJUSTICE, në fillim të majit është zhvilluar një aksion në të cilin u gjetën 48 persona nga Tajvani, shtatë prej të cilëve janë organizatorë, anëtarë të një grupi kriminal, ndërsa të tjerët viktima të mundshme të trafikimit me njerëz. Në aksion, u bënë kontrolle në dy lokacione në vendbanimin Bardovci, ku u gjetën 42 persona.

Katër persona – organizatorë dhe sende u gjetën edhe në dy hotele në Shkup dhe dy nga organizatorët janë arrestuar në vendkalimin kufitarë Bllacë në përpjekje të largohen nga vendi. Pas ndalimit deri dje, personat ishin vendosur në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup.

Gjatë ditës së djeshme, të gjithë 48 personat, të shoqëruar nga personat e autorizuar nga Byroja e hetimit të Ministrisë së Drejtësisë së Tajvanit, u kthyen në Tajvan bashkë me të gjitha provat e siguruara gjatë kontrolleve.

Advertisement

Janë arrestuar 48 persona, trafikuan emigrantë duke u premtuar jetë më të mirë në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy