minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Janë regjistruar gjashtë raste të reja me coronavirus në Kumanovë - Struga.info


Janë regjistruar gjashtë raste të reja me coronavirus në Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit, Qendra për Shëndet Publik-Kumanovë ka regjistruar gjashtë persona të infektuar rishtazi nga Covid 19.

Drejtori i Qendrës, Arif Latifi informoi se dy persona janë nga Komuna e Kumanovës, ndërsa katër persona nga Komuna e Likovës.

“Kemi dy persona të infektuar të ri nga fshati Llojan i komunës së Likovës. Pacientët e tjerë të rinj nga të dy komunat vijnë nga grupe tashmë të njohura”, tha Latifi.

Dy personat e vdekur në Klinikën për Sëmundje Infektive janë nga Komuna e Likovës – një paciente 47-vjeçare e pranuar më 12 qershor dhe një paciente 59-vjeçar e pranuar në spital më 14 qershor.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në rrethinë e Kumanovës që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 709 persona./Telegrafi/

The post Janë regjistruar gjashtë raste të reja me coronavirus në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy