Javën e kaluar 3 500 qytetarë e përdorën teleferikun për deri në majën e Vodnos në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën nga data 10 deri më 17 shkurt, 3.500 qytetarë e kanë shfrytëzuar teleferikun nga Vodno e mesme deri në majën e Vodnos, gjegjësisht vetëm gjatë vikendit 2 590 qytetarë.

“Kjo tregon se qytetarët e Shkupit janë shumë të interesuar për teleferikun që nga riaktivizimi i tij..Teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tre linjat e autobusëve që shkojnë në Vodno të mesme janë sërish në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën nëntor-mars, teleferiku funksionon çdo ditë, përveç të hënës dhe të martës së fundit të muajit nga ora 10:00 deri në orën 17:00, kur është i mbyllur për shkak të servisimit”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se për përdorimin e teleferikut respektohen protokollet e mbrojtjes nga Covid 19, kështu në një kabinë lejohet maksimumi 4 persona, të cilët janë të obliguar të mbajnë maskë. Pasagjerëve para hyrjes në kabinë u matet temperatura dhe kryhet dezinfektim. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë.

“Qytetarëve u mundësohet përdorimi i dy transportuesve për kafshët shtëpiake( qen me rritje të vogël dhe të mesme) ndërsa lejohet edhe transporti i qenit shoqërues për personat me hendikep. Deri në Vodno të mesme qarkullojnë tre linja autobusësh – numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e mesme) transport çdo ditë përveç të hënës, si dhe numrat 25A (Automaqedoni – Vodno e mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno e mesme) që qarkullojnë vetëm gjatë fundjavës dhe festave shtetërore. Të tre linjat në fundjavë dhe festat shtetërore janë falas për qytetarët. Qytetarët, orarin e këtyre tri linjave të autobusëve mund ta shohin në ueb faqen e JSP Скопје www.jsp.co”, thonë nga Baskia e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Javën e kaluar 3 500 qytetarë e përdorën teleferikun për deri në majën e Vodnos në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy