Jotova: Fillimisht zgjidhja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni dhe më pas anëtarësim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministrja bullgare, Ilijana Jotova gjatë vizitës në Manastir sot u shpreh se Maqedonia sa më shpejt duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por kjo duhet të ndodhë nëse zgjidhen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Për të qenë Maqedonia e Veriut anëtare e BE-së duhet t’i përmbushë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Ky është qëndrimi i Bullgarisë. Më vjen mirë që jam këtu dhe jam pjesë e këtij eventi”, u shpreh ajo.

Të njëjtin mendim ndan edhe Teodora Gencovska, Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

“Siç deklaruan kryeministri dhe zëvendëskryeministrja, të gjitha qëllimet duhet të synojnë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Ky do të jetë qëllimi ynë kryesor dhe shpresoj se me ndihmën e Kuvendit do të mundësohen”, tha Gençovska./Telegrafi/

Advertisement

Jotova: Fillimisht zgjidhja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni dhe më pas anëtarësim në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy