Joveski: Prokuroria nuk është konsultuar për ndryshimet e Kodit Penal, por duhet t’i zbatojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i shtetit Ljubomir Joveski, thotë se Prokuroria nuk është konsultuar për ndryshimet në Kodin Penal, por ato kanë kaluar në Kuvend në procedurë ligjore, andaj është detyrë e Prokurorisë dhe institucioneve tjera të drejtësisë që t’i respektojnë ato.

Joveski tha se për prokurorët nuk është e lehtë që lëndët në të cilat është investuar shumë mund, tani me ndryshimet janë në prag të vjetërsimit. Ai tha se shumë çështje nuk do të mbarojnë dhe prokuroria do të përpiqet t’i shpëtojë disa prej tyre.

“Nëse ka baza dhe nëse ka prova për të shqiptuar konfiskim prokurorët do të kërkojnë që të konfiskohet pasuria”, tha Jovseki, i cili shtoi se nuk mund të vlerësohet se si do të ndikojnë ndryshimet në të gjitha lëndët, duke qenë se secili rast është i veçantë.

Megjithatë, siç shtoi ai, zbatimi i tyre më së shumti shprehet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup.

Advertisement

Ndryshe, Kuvendi i RMV-së në fillim të muajit votoi me flamur europian ndryshimet në Kodin Penal, ku ndër të tjera parashikohen masa më të ulëta për shpërdorim të detyrës zyrtare. Presidenti Stevo Pendarovski më pas e nënshkroi Dekretin dhe ndryshimet hasën në reagime të shumta në opinion.

Joveski: Prokuroria nuk është konsultuar për ndryshimet e Kodit Penal, por duhet t’i zbatojmë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy