Kacarska: Besoj në përparimin e punës së gjyqësisë, nuk do të lejoj askush të më tregojë si të punoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Besoj në gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, besoj se edhe ato tre gjykatës të rinj të cilët duhet të zgjidhen do të jenë profesionist, gjykatës të ndershëm dhe me integritet. Mund të pohoj se edhe këtu nuk do të lejoj askush të më tregojë si të punoj unë dhe në asnjë rast dikush të më tregojë si të votoj. Për mua është fyerje të më paraqitet ndonjë politikan dhe të më tregojë si të vendos”.

Këtë në një intervistë për TV24 e tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska. Ajo potencoi se ekziston përparim në punën e gjyqësisë dhe se sheh ndryshime pozitive në Këshillin Gjyqësor, ndërsa pret kjo të zhvillohet gjithnjë e më shumë. Pret të zgjidhen vetëm gjykatës cilësor.

Në lidhje me çështjen si të merren vendimet duke pasur parasysh që Kuvendi vonon në zgjedhjen e tre gjykatësve të rinj, edhe për momentin janë vetëm gjashtë gjykatës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese potencoi se nëse çdo vendim që do ta sjellin është me shumicë të nevojshme, atëherë ka legjitimitet.

Sipas saj, vendimi ka peshë të madhe kur mendim shprehin nëntë gjykatësit, në vend se gjashtë. Përveç kësaj, siç plotësoi, mundet pikërisht njëri nga ata tre gjykatës të rinj me mendimin dhe qëndrimet e tyre t’i bind se mendimi i tij është më i mirë, dhe ndoshta edhe vendimi do të ishte më ndryshe.

Advertisement

E pyetur për lëndët lidhur me Orce Kamçev, Kacarska potencoi se deri tani nuk ka udhëhequr asnjë lëndë për të.

Shtoi se edhe në lidhje me Lidhjen ndërkombëtare, lënda për vlerësim i ishte dorëzuar asaj. Por megjithatë, është bërë fjalë për vlerësim, ndërsa jo për gjykim.

Kacarska: Besoj në përparimin e punës së gjyqësisë, nuk do të lejoj askush të më tregojë si të punoj shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy