Kaevski: Paga minimale në mandatin e ri do të jetë 600 euro, ajo mesatare mbi 1000 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë një deklaratë për politikat ekonomike të partisë, shkruan Telegrafi.

“LSDM arriti të ngrejë pagën mesatare në nivelin më të lartë historikisht prej 40.000 denarë! Kjo është 650 euro. Në kohën e OBRM-PDUKM-së, paga mesatare mezi ishte 22.000 denarë apo 360 euro. LSDM-ja jo vetëm që e realizoi premtimin zgjedhor për 500 euro pagë mesatare, por edhe e kaloi atë në 650 euro” tha Kaevski.

Kaevski u bëri thirrje për të vlerësuar angazhimin e LSDM-së për punëtorët dhe të krahasonte politikat e tyre me ato të OBRM-PDUKM-së, e cila sipas tij e konsideronte punën si diçka të lirë dhe nuk i kushtonte vëmendje përmirësimit të standardeve të pagave.

Në fund të deklaratës, Kaevski shtoi se LSDM do të vazhdojë të punojë drejt qëllimit të një pagë mesatare mbi 1000 euro dhe një pagë minimale prej 600 euro, duke shprehur bindjen se këto synime janë të arritshme duke iu referuar sukseseve të deritashme të partisë në rritjen e nivelit të pagave. /Telegrafi/

Advertisement

Kaevski: Paga minimale në mandatin e ri do të jetë 600 euro, ajo mesatare mbi 1000 euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy