Kallëzim penal kundër drejtorit dhe pesë punonjësve për rastin në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kallëzim penal kundër drejtorit dhe pesë punonjësve për rastin në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Më datë 14.07.2022 në ora 18:00, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në MPB dhe Departamentit për Çështje Kriminale Karposh, kanë arrestuar 5 persona, përkatësisht D.M.(25), A.M.(43), M.H.(45), V.G.(46), punonjës në Kopshtin Zoologjik në Shkup dhe Z.R.(44), bashkëpunëtor i jashtëm.

Gjatë një vizite në Kopshtin Zoologjik, pas informacioneve të marra paraprakisht, ata u gjetën në dhomat ndihmëse të kopshtit zoologjik (kuzhina për përgatitjen e ushqimit për kafshët) duke përgatitur ushqim nga kuajt (12 kuaj dhe një mushkë) të cilat i therin në vend e ngjarjes për të përdorur mishin e tyre si ushqim për kafshët e egra në Kopshtin Zoologjik.

Personat janë ndaluar në polici, ku është thirrur edhe K.S.(35), drejtor i Kopshtit Zoologjik, me të cilin është bërë intervistë zyrtare. Në vendngjarje kanë dalë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë konstatuar parregullsi në procedurë dhe kanë marrë mishin.

Nga SPB Shkup kundër të gjashtë personave do të paraqesë kallëzim penal në PTHP Shkup”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Mori vendim për therrjen e dhjetë kuajve në Kopshtin Zoologjik – Shkup, drejtori shkarkohet nga detyra

Kallëzim penal kundër drejtorit dhe pesë punonjësve për rastin në Kopshtin Zoologjik në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy