Kallëzim penal kundër dy policëve në Maqedoni për shkak të marrjes së ryshfetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar në prokurorinë kompetente kallëzim penal kundër policëve D.S. dhe B.P., punonjës të në SPB Kumanovë për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

“Përkatësisht, më 15 nëntor 2023, për të mos sanksionuar kundërvajtje në komunikacion, zyrtarët policorë kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet nga dy persona shtetas të huaj në shumë prej 100 euro”.

“Policët janë sjellë në Prokurorinë Publike , ku gjyqtari hetues u ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Kallëzim penal kundër dy policëve në Maqedoni për shkak të marrjes së ryshfetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy