KAM Market: Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vërtetoi korrektësinë e prodhimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të “KAM” thuhet se menjëherë pas publikimit të informacionit të pavërtetuar më 04.04.2021 në disa media, ashtu siç është paraparë në procedurat e brendshme, kompania i ndërmori të gjitha masat duke përfshirë edhe heqjen e atij prodhimit nga shitja.

Ata shtojnë se po ashtu është hulumtuar rasti në mënyrë të detajizuar dhe ka vepruar sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve dhe Ligjit për siguri në ushqim.

“Kompania KAM me kënaqësi njofton opinionin dhe konsumatorët dhe pas zbatimit të të gjitha analizave dhe kontrolleve nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, rezultatet vërtetuan korrektësinë e prodhimit”, thuhet në njoftimin e KAM.

Ndryshe, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari lëshoi urdhër të përzierja e perimeve të ngrira “Sani fantasy – Royal Mix”, që importohen nga Serbia, të largohen nga tregu në të gjitha shitoret për shkak se në një produkt u gjet mi./Telegrafi/

Advertisement

 

KAM Market: Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vërtetoi korrektësinë e prodhimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy