Kamçev: Bojan Jovanovski, Milevski dhe djali i Katicës më ofruan dy projekte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Biznesmeni Orce Kamçev sot si dëshmitar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” tha se i akuzuari Bojan Jovanovski, si dhe Zoran Milevski – Kiçeec, dhe djali i ish-prokurores speciale Katica Janeva, morën ofertë për dy projekte.

“Më janë ofruar dy projekte nga Lidhja Ndërkombëtar, një për një shtëpi pleqsh dhe një për një qendër tregtare. Fillimisht, projektet m’u ofruan nga Zoran Milevski, Katica Janeva, djali i saj dhe Bojan Jovanovski”, tha Kamçev.

Kamçev shton se projekti për qendrën tregtare nuk e ka pranuar sepse ka vlerësuar se ai do të jetë me humbje, ndërsa për shtëpinë e pleqve është tërhequr kur Jovanovski i ka thënë se është gënjyer nga kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.

Për ish-funksionaren e LSDM-së Frosina Remenski, e cila është e akuzuar për këtë rast, tha se nuk e njeh atë./Telegrafi/

Advertisement

Kamçev: Bojan Jovanovski, Milevski dhe djali i Katicës më ofruan dy projekte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy