Kamçev mbetet në burg, gjykata refuzoi garancinë e ofruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Biznesmeni Jordan Kamçev do të mbetet në burgun e Shuto Orizares pasi që Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale refuzoi garancinë e ofruar.

Siç njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit, Kamçev i cili është i akuzuar për rastin “Parcelat në Vodno”, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej tre ditëve në Gjykatën e Apelit.

Avokati i Kamçev, Elenko Milanov, javën e kaluar në konferencë për shtyp informoi për garancinë e ofruar që ai të mbrohet në liri dhe se aty ka pasur pronë mbi një 1.7 milionë euro dhe 200 mijë euro në dorë.

Ndryshe, rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Advertisement

Sipas akuzës, Gruevski është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.

 

Kamçev mbetet në burg, gjykata refuzoi garancinë e ofruar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy