Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë rreth orës 20:15 në afërsi të fshatit Tabanoc janë zbuluar trembëdhjetë imigrantë ilegal nga Siria.

“Sipas policisë, dje rreth orës 20:15 në magjistralen “Miqësia”, në rrugën nga Kumanova në pikën kufitare “Tabanoc”, afër fshatit Tabanoc, nga zyrtarët policorë të Policisë së Vëzhgimit Kufitar të Sopotit janë gjetur 13 imigrantë ilegal nga Siria. Ato paraprakisht janë shkarkuar nga tre vetura, pas së cilës drejtuesit e veturave janë larguar nga vendi bashkë me veturat.

Është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa imigrantë janë transferuar në Qendrën Transitore në Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy