
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare Deve Bair, respektivisht në dalje të shtetit, në një autobus të linjës Shkup-Stamboll, janë kapur 160 steka cigaresh.
“Përpjekja për kontrabandë të 160 steka cigaresh u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që udhëtonte në linjën Shkup – Stamboll – Shkup, në dalje të shtetit në pikën kufitare Deve Bair”, thonë nga Drejtoria e Doganave, pa dhënë informacione shtesë.