Maqedoni: Konfiskohet ar me vlerë prej 9 milionë denarëve në “Deve Bair”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ari me vlerë nëntë milion euro është konfiskuar sot në vendkalimin kufitar Deve Bair gjatë kontrollit doganor të një autobusi të paraqitur për hyrje në Maqedoni nga Turqia.

Siç informojnë nga Drejtoria e Doganave, rreth orës 6 në mëngjes në kufirin Deve Bair për hyrje në shtet është paraqitur një autobus i markës “Mercedes”, i drejtuar nga personi T.D nga Turqia.

“Gjatë kontrollit të autobusit, nga ana e zyrtarëve doganor, mbi rrotat e pasme në një kuti të modifikuar, janë gjetur rreth 20 qese me bizhuteri ari, me peshë totale prej 2773 gramëve, me çka vlera e përgjithshme ka qenë rreth 9 milion denarë, ose 146,341 euro”, njoftoi drejtoria e Doganave.

Shoferi është dorëzuar në repartin për hetime për procedurë të mëtejme.

Advertisement

Maqedoni: Konfiskohet ar me vlerë prej 9 milionë denarëve në “Deve Bair” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy