Kapen me kokainë, policia arreston dy persona në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (10.06.2021) në orën 22.30 në vendbanimin Plishta në Strugë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor Strugë arrestuan I.R (26) dhe J.K (26), të dy nga Struga.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit në një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Strugës, në të cilin ndodheshin dy të arrestuarit, u gjet dhe u konfiskua kokainë.

Të dy ata u ndaluan dhe u dërguan në stacion policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza përkatëse kundër tyre.

Kapen me kokainë, policia arreston dy persona në Strugë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy