Kapet në flagrancë një hajdut në Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se më 17 maj 2023 në ora 20:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar Z.B.(55) nga fshati Mllado Nagoriçan, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër.

Ai është kapur teksa po tentonte të merrte sende nga një ish-objekt hotelierik në lagjen Karposh në Kumanovë.

“Gjithashtu, ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka kryer tri vjedhje gjatë të cilave ka marrë sende dhe para. Z.B. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Kapet në flagrancë një hajdut në Kumanovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy