Kasami: Largimi i Besës nga qeveria nuk e ka dëmtuar procesin integrues të RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e kanë dëmtuar shtetin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Partia e Kasamit që doli nga koalicioni qeveritar në shtetin fqinj duke i lënë pa shumicë parlamentare partnerët, thotë se formimi i Qeverisë së re do të jetë i vështirë, prandaj kërkon zgjedhje të reja.

Maqedonia e Veriut është në pritje të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, por Kasami thotë se vendimi i tyre për largim nga koalicioni qeveritar nuk e ka dëmtuar rrugëtimin e shtetit në këtë proces.

“Dështimi i BDI-së për të pranuar vlerat bazë të demokracisë, votën e lirë të qytetarëve dhe dorëheqja e kryeministrit pa i konsultuar partnerët ndërkombëtarë më shumë e dëmtuan Maqedoninë e Veriut dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian se sa vendimi i Lëvizjes Besa për të lëshuar një Qeveri nga ne të vlerësuar antidemokratike dhe antipërendimore”, thotë Kasami.

Pas daljes së Lëvizjes Besa nga Qeveria, partia Alternativa iu bashkua koalicionit qeveritar duke rikthyer numrat te shumica që tashmë ka 64 deputetë.

Advertisement

Qeveria e re pritet të votohet në Kuvend në mesin e këtij muaji por Kasami thotë se zgjidhja do të ishte shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Kasami: Largimi i Besës nga qeveria nuk e ka dëmtuar procesin integrues të RMV-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy