Kasami: Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e qeverisë së zgjeruar eventuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të jetë pjesë e një qeverie të gjerë eventuale.

I pyetur nëse Besa do të hyjë në qeverinë e gjerë të propozuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, Kasami se partia e tij do të hyjë në qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Jo. Lëvizja Besa do të hyjë në qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si fituese e atyre zgjedhjeve në bllokun politik shqiptar”, tha Kasami.

Ndryshe, OBRM-PDUKM-ja ka kushtëzuar votimin e ndryshimeve kushtetuese me qeveri të zgjeruar, në të cilën ajo do të ketë gjysmat e pozitave të LSDM-së dhe në të cilën BDI nuk do të bëjë pjesë.

Advertisement

Kasami: Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e qeverisë së zgjeruar eventuale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy