Kasami: Një ndër pikat kryesore të qeverisë së ardhshme do të jetë procesi i decentralizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se decentralizimi në Maqedoni është një problem i pazgjidhur, komunat nuk kanë decentralizim fiskal, kulturor, arsimor, sportiv, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Decentralizimi është një nga kushtet e Marrëveshjes së Ohrit, lufta e 2001 u ndal me një dakordësim që të ruhet shteti unitar dhe të bëhet decentralizimi. Shteti unitar u ruajt por nuk patëm një decentralizimi të mirëfilltë”, tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Kjo qeveri në dy mandatet e kaluara nuk ka bërë asnjë lëvizje për decentralizimin, prandaj ne premtojmë se në qeverinë e ardhshme një nga pikat kryesore do të jetë decentralizimi i mirëfilltë.

Advertisement

Kasami tha se policia po pengon vazhdimin e ndërtimit të rrugëve në “Rrugën e Butiqeve”, kërkesat janë bërë por përgjigje nuk kemi nga policia

“Decentralizim nevojitet edhe tek policia. Qeveria e premtoi se do të formojë policinë komunale, mirëpo një gjë të tillë nuk e bëri. Po të kishim policinë komunale projekti në “Rrugën e Butiqeve” do të realizohej me kohë”, tha Kasami./Telegrafi/

Kasami: Një ndër pikat kryesore të qeverisë së ardhshme do të jetë procesi i decentralizimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy