Kasami për zgjedhjet lokale: Jemi të hapur për koalicion me të gjitha partitë shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka hapur derën e bashkëpunimit me të gjitha partitë politike shqiptare dhe LSDM-në për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Duke folur për bashkëpunimin qeverisës me LSDM-në, ai ka deklaruar se prioritet i partisë së tij, është që të mat forcat e vetme në komunat shqiptare.

“Ne si Lëvizje BESA jemi në një fazë të ristrukturimit të fuqishëm të të gjithë strukturave tona në gjithë territorin ku shtrihen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Dhe, në përmbyllje të këtij ristrukturimi, dhe në procesin e vlerësimit të pozitës sonë në çdo komunë veçmas, ne do të vlerësojmë pozicionin tonë se a do të ketë nevojë të shkojmë me ndonjë koalicion parazgjedhor apo jo. Për momentin mbetet prioritet që të jemi të përgatitur që të shkojmë të vetëm në të gjitha komunat shqiptare dhe të garojmë me kandidatët tonë. Por, sigurisht, duke e ditur se ne jemi në koalicion qeverisës dhe duke e ditur se Lëvizja BESA kishte një koalicion parazgjedhor me LSDM-në, ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë subjektet politike në interes të qytetarit shqiptar”, tha Kasami në intervistë për EN.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur, se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me të gjitha partitë politike shqiptare.

Advertisement

“Kjo nuk nënkupton se në komuna të caktuara, ku rrezikohen që ato komuna të mos qeverisen në mandatin e ardhshëm nga shqiptarët, ne jemi të hapur për bisedime dhe koalicion parazgjedhor me të gjitha partitë politike shqiptare, pa ndonjë paragjykim”, tha më tej Kasami.

Kasami për zgjedhjet lokale: Jemi të hapur për koalicion me të gjitha partitë shqiptare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy